“Maskë sapo dilni nga shtëpia”- Rama: Zbatimi i rregullit të ri nis…

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se mbajtja e maskës së detyrueshme në çdo ambient, që nga e enjtja.
Në konferencën për shtyp, ai u shpreh se të mërkurën do të publikohen masat ndëshkimore, duke theksuar se gjobat do të zbatohen në kohë reale.
“Ditën e mërkurë do të publikojmë masat ndëshkimore dhe nga dita enjte të gjithë me maskë sapo nxjerrin veten nga shtëpia, kudo dhe gjobat do të zbatohen në kohë reale, nuk do ketë më asnjë mundësi për t’ju shmangur gjobave sepse do t’i zbatojmë me OSHEE”, tha Rama.