“Është një virus i hatashëm”/ Rama: Maskat të detyrueshme të paktën deri në shkurt

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se maska do të mbahet të paktën deri në shkurt. Ndërsa, për sa i përket studiove televizive, Rama theksoi se nuk ka ende një vendim.

Ai ka njoftuar se nga dita e enjte do të nisë zbatimi i urdhrit për mbajtjen e maskës me detyrim edhe në rrugë, ndërsa do të aplikohet edhe gjobë.

“Ministrja e theksoi që me daljen e aktit përkatës që është marrë opinioni dhe direktivat e ekspertëve. Ditën e mërkurë do të ketë përjashtime shumë specifike. Mos të bëjmë përjashtime me fjalë. Edhe në televizione, ju lutem duhet vënë maska pa diskutim. Për studiot do më thonë më vonë.

Nuk mund të kemi intervista në studio me maska. Është shumë e rëndësishme që masat specifike të jenë të reduktuara dhe maskat të kthehen në normalitetin e jetës të paktën deri në shkurt. Në varësi të situatës do të vendosim më tej. Është një virus i hatashëm në mënyrën se si sillet. Ka njerëz që ndërrojnë jetë”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT