Situata me COVID/ Manastirliu: Sfidë e vërtetë, por nëse duam të fitojmë…

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, bëri thirrje për respektimin e masave të thjeshta tanti-Covid, duke i quajtur tre armët e vetme me të cilat mund të luftohet ky virus.
Në një konferencë për shtyp, së bashku me kryeministrin Rama, Manastirliu tha se kjo është një sfidë e vështirë, duke theksuar se për rimëkëmbjen e ekonomisë, rikthimin në normalitet, “duhet të fitojmë betejën me shëndetin”
“Ka një kontekst botëror që paralajmëron një rritje të rasteve të infektimeve me COVID, ndaj ne kemi ndërtuar të gjitha kapacitetet aktualisht situata në Shqipëri paraqitet e kontrolluar, por me raste të rritjes së lehtë dhe ajo çfarë mund të themi është që, nga momenti i parëm, i rastit të parë, ku masat e izolimit dhanë efekte pozitive, edhe vendete rajonit dhe Europa, nuk po e shmangin dot tani përhapjen e COVID. Kjo bëhet nëpërmjet atyre masave të thjeshta, mbajtja e maskës, larja e duarve dhe distancomi social. Por për fat ët keq, jo të gjithë i zbatojmë. Nëse duam të fitojmë betejat që nuk janë të vogla, por sfida të vërteta, beteja për rimëkëmbjen e ekonomisë, rikthimin në normalitet, duhet të fitojmë betejën me shëndetin”, tha ministrja.