100-vjetori i Luftës së Koplikut/ Meta thirrje të fortë: Frymëzim, të punojmë së bashku për të rrëzuar…

Në ceremoninë e 100-vjetorit të Luftës së Koplikut, Presidenti Ilir Meta tha se ajo duhet të shërbejë si frymëzim për të rinjtë, për t’u përballur me sfidat e kohës.

Presidenti tha se nderimi më i mirë që mund t’u bëhet Dëshmorëve të Atdheut është “të mbajmë lart aspiratën për një vend demokratik”.

Ai bëri thirrje për t’u bashkuar “për të rrëzuar çdo pengesë për të ardhmen evropiane të vendit”.

“Të punojmë për një Shqipëri të lirë e demokratike, ta bëjmë të dashur për të jetuar të ardhmen evropiane të femijëve tanë këtu, ti mbjellim e lulëzojmë fushat e kodrat tona për të cilat është derdhur aq shumë gjak, të mos lejojmë të shtypemi nga padrejtësitë shoqërore, apo të vuajmë nga varfëria e pamerituar, apo nga dhuna shtetërore apo papërgjegjshmëria e atyre që abuzojnë me pushtetin.

Sot jemi në një betejë për liri mendimi, ekonomi më konkuruese dhe më gjithëpërfshirëse, vetëm demokracia dhe sovraniteti i popullit janë garancia për mbreojtje të përhershme të sovranitetit të atdheut dhe interesave kombëtare. Le të jetë shembulli i qëndresës së Koplikut për të rinjtë për tu përballur me sfidat e kohës, të punojmë bashkë të rrëzojmë cdo pengesë për të ardhmen evropiane të Shqipërisë”, tha Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT