Pas dy javësh e shtruar tek Infektivi, mjekja Silva Bino fiton betejën me koronavirusin

Shefja e sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, ka fituar betejën me koronavirusin.

Lajmin e bën të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook.

Manastirliu shkruan se Bino ka lënë sot Spitalin Infektiv, ku qëndroi e shtruar për dy javë.

“Më gëzoi pa masë lajmi i shërimit të prof. Silva Binos, gruas se? forte? dhe profesionistes së rrallë, e cila sapo ka lënë spitalin infektiv, pas dy javësh të vështira nën kujdesin e prof. Najadës dhe kolegëve të saj në spitalin #COVID1. Të presim me padurim”, shkruan Manastuirliu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT