Meta sulmon sërish Ramën: Nuk i kam borxh shqiptarëve, do ta largojmë rilindjen e shpifur
Ilir Meta ka folur sërish nga Kopliku duke sulmuar Edi Ramën. Kreu i Shtetit theksoi ndër të tjera se: “shumë shpejt do të kthejmë qeverisjen me referendum”.
“E kam krenari që kam qenë kryeministër në një kohë të mirë për Shqipërinë, kur u vunë themelet e integrimit europian. Unë nuk e kam vonuar asnjëherë për shkakun tim integrimin.
Janë të tjerë që e kanë bërë atë. Nuk i kam asnjë borxh shqiptarëve, shqiptarëve i ka borxh Edi Rama që ka rritur borxhin, shkatërroi kushtetutën që miratuan shqiptarët me referendum.
Shumë shpejt do të kthejmë qeverisjen me referendum. Nuk mund të jetë ai Rilindje, ka vetëm një Rilindje, Rilinda Kombëtare e Petro Nini Luarasit. Do të bëjmë çmos të largojmë këtë rilindje të shpifur”, tha Meta.