“Ramën e pret burgu”, Basha kundër maskave me detyrim: Le të na gjobisë po të dojë, ku t’i gjejmë lekët të blejmë maska?

“Po se vure maskën do të verë gjobë Ed Rama”.

Kjo është deklarata e kreut të PD-së, Lulzim Basha lidhur me nismën e qeverisë për mbajtjen e maskave.

Vendimi për vendosjen e maskave me detyrim nuk mbështetet nga Lulzim Basha, i cili e sheh si masë ekstreme mbi kurrizin e qytetareve , të cilët nuk kanë mundësi ekonomike.

“Kollaj t’i thuash njerëzve mbani maskë, se maska duhet të blihet, se maska kushton para. Po ata që nuk kanë për të blerë bukën e gojës, ata që shkojnë dhe marrin dy tableta në farmaci dhe ato i thonë mi regjistro në listë, me çfarë do ta blejmë maskën?” tha Basha.

Prej dy javësh, Basha ka bërë publik planin e tij për tejkalimin e krizës së shkaktuar nga Pandemia e Covid 19.

“Pas 25 prillit Edi Ramën nuk e pret asgjë tjetër gjykimit qytetar dhe vendosmërisë time që drejtësia të bëjë punën e ndaj dhe ta ndëshkojë për çdo krim dhe afër korruptive.”

Lulzim Basha mohoi një koalicionin pas zgjedhor  me  Partinë Socialiste, ndërsa zgjodhi të distancohet edhe nga lufta e ashpër publike mes Edi Ramës dhe Ilir Metës:

“Shqetësimi im kryesor është fati i shqiptarit të thjeshtë. Të tjerat, jo vetëm që nuk ndihmojnë në zgjidhjen e këtyre problemeve, por përdoren si një alibi për të tërhequr vëmendjen nga hallet e vërteta të shqiptarëve.”

Kryedemokrati i bëri thirrje shqiptarëve të ngrihen kundër padrejtësive duke mos përjashtuar protestat si formë reagimi, por  Edi Ramën tha se do e largojë me votë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT