Naftëtarët e Ballshit në ditën e 14 të grevës së urisë: Shteti zgjidhi kërkesat e të burgosurve dhe me ne nuk merren

Në ditën e 14 të grevës së urisë, naftëtarët janë më të vendosur se kurrë për të mos u dorëzuar! Zgjedhja e problemit të të burgosurve, ka acaruar edhe më tej gjendjen te ish- qendra shëndetësore e rafinerisë.

Shëndeti i tyre sa vjen dhe rëndohet, por kërkojnë të gjendjet një zgjidhje.

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj shprehet se kërkon një reagim nga shteti, pasi shëndeti i tyre po përkeqësohet.

“Shëndeti ynë me keq nuk ka se ku të shkojë, e kemi thënë dhe stërthënë që nuk largohemi nga greva. Ndërsa shteti ka zgjidhur kërkesat e të burgosurve me ne nuk merren fare. Të na japin çdo lloj përgjigje edhe të na mbyllin uzinën, por nuk reagojnë”, tha Dutaj për Report Tv.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT