Meta viziton Ishmin: Qytet i lashtë ilir, kala e pamposhtur e Skënderbeut

Presidenti Ilir Meta vijon turin e tij në qytetet shqiptare duke nderuar figura të rëndësishme të historisë, edhe pas përplasjes me kryeministrin Edi Rama për këtë temë.
Së fundmi, Meta ka vizituar Ishmin, që e quan “kala të pamposhtur të betejave për liri të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Kreu i shtetit bën thirrje për fuqizimin e ekonomisë, mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e trashëgimisë tonë kulturore.
Postimi i Metës në rrjetet sociale:
Sot në Ishëm, në këtë vendbanim të lashtë ilir, simbol të qëndresës dhe kala të pamposhtur të betejave për liri të Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ku trashëgohen brez pas brezi vlerat më të spikatura atdhetare dhe kulturore.
Ishmakët e duan lirinë dhe artin. Brezi i ri më shumë se të gjithë! Jemi krenarë për gjithçka që Ishmi përfaqëson në historinë e qytetërimit tonë.
E rëndësishme të ruajmë trashëgiminë kulturore dhe historike, të mbrojmë mjedisin dhe të fuqizojmë më shumë ekonomikisht komunitetin, ku punësimi i të rinjve të jetë prioritet kryesor.