Gazetari sportiv kap në gafë Ilir Metën për vlerësimin e Sabah Bizit: Ngatërrove kekun me byrekun!

Gazetari sportiv Adriatik Dosti, që aktualisht jeton në SHBA, ka korrektuar Presidentin Ilir Meta, për motivacionin që ai ka thënë për futbollistin e njohur shkodran Sabah Bizi, të cilin e dekoroi me medaljen e lartë “Nderi i Kombit.

Dosti, ka përshëndetur nderimin për legjendën shkodrane, Bizin, që e ka quajtur të merituar, por deklaron se Meta nuk ka njohuri të mira sportive, por as këshilltarët që kanë përgatitur motivimin. Sipas Dostit, krahasimi me Beckenbauerin që i bëri Presidenti nuk qëndron, pasi Sabah Bizi nuk ka qenë mbrojtës libero, por mesfushor me tipare sulmuese.

“Për të të ardhur në ndihmë ty e këshilltarëve të tu dua të të kujtoj me këtë rast se Sabah Bizi në lojen e tij e në pozicionin ku luajti, pothuajse gjatë gjithë karrierës së tij tek Vllaznia, Partizani e në Kombëtare më së shumti me të gjitha vetitë, cilësitë e karakteristikat e tij si futbollist, i ka përngjarë me së shumti të famshmit futbollist gjerman Ëolfgang Overath e askujt tjeter …e në veçanti Beckenbauerit jo e jo…absolutisht JO !”, shkruan Dosti në postimin në faqen e tij në rrjetet sociale. /GazetaShqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT