Vendimi për maskat/ PD i nxjerr videon Ramës: Po bëhemi kurban i marrëzisë së…

Partia Demokratike ka reaguar zyrtarisht në lidhje me vendimin e shpallur nga kryeministri për vendosjen e maskës dhe në ambientet publike.
Nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetet sociale PD ka postuar një video ku jep deklarata të ndryshme të maskat ku në fillim i kërkonte njerëzve që të mos i blinin se nuk ishin të nevojshme, por më që tani nga e enjtja hyn në fuqi vendimi detyrues.
“Jemi me fat që “Murtajën” e ka shkruar Albert Kamy. Jemi pa fat që po bëhemi “Kurbani” i marrëzisësë këtij skizofreni. Por, ky kapitull ndjellakeq i gogolit të Facebook po merr fund. Tani askush nuk i beson dot më luftës imagjinare që një herë e sfidon me maska e një herë me demagogji rrjetesh sociale”, shkruan PD gjatë postimit të videos.