Borrell bashkë me Ministrat e Jashtëm të BE’së nesër diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Të hënën është paralajmëruar takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të BE’së me Josep Borrell, ku pritet të diskutohet edhe për dialogun Kosovë-Serbi, shkruan Gazeta Metro.
Kjo u bë e ditur përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter nga presidenca gjermane.
Takimi do të mbahet në kuadër të Këshillit për Punë të Jashtme, ndërsa kjo është agjenda e plotë e takimit.
1. Marrëdhëniet aktuale
2. Dialogu Beograd-Prishtinë
3. Bjellorusia
4. Rusia
5. Amerikane Latine dhe Karaibet
6. Tema të tjera të pacaktuara.
