“Ta bëjmë maskën zakon të përditshëm”/ Manastirliu mesazh qytetarëve për masat e reja (Video)

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë maskat, si një mënyrë për të ndihmuar sistemin shëndetësor dhe frenuar përhapjen e COVID-19.

Manastirliu thekson se pavarësisht përgatitjes dhe punës së përditshme në betejën me këtë virus të rrezikshëm, përgjegjësia është edhe individuale për parandalimin e infeksionit.

“Të frenojmë virusin, të evitojmë sa mundemi format e rënda në reanimacion dhe fatalitetet. Pavarësisht kapaciteteve spitalore dhe përgatitjes që kemi bërë dhe po bëjmë për t’u përballur me virusin, është jeta e shqiptarëve që ne duhet të mbrojmë, ndaj secili nga ne ka detyra për të përmbushur në këtë betejë.

Të ndihmojmë veten dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin, të mbrojmë shëndetin duke vendosur barrierat mbrojtëse“, thekson Manastirliu në mesazhin e saj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT