Basha ‘tund” prangat: Rama ka përgjegjësi politike e penale, ne do të ndjekim paratë kudo ku i kanë fshehur

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në konferencën për shtyp ka premtuar se nëse ai vjen në qeveri pas zgjedhjeve të 25 prillit nuk do të ngurrojë të kallëzojë penalisht ccdo zyrtar që ka abuzuar, duke shtuar se jashtë kësaj përgjegjësie nuk do të shpëtojë as kryeministri Edi Rama.
Ai deklaroi se “Rama ka përgjegjësi politike dhe penale për abuzimet”. “Ne do të ndjekim paratë brenda dhe jashtë Shqipërisë, ku i kanë ccuar paratë pushtetarët e korruptuar dhe ortakët e tyre në aferat korruptive ”, theksoi Basha, duke pretenduar se me qeverinë e tij do t’i jepet fund kulturës së pandëshkueshmërisë.
“Kudo që të jenë paratë, edhe ato që janë futur nën dhe me stilin Eskobarit do t’i gjejmë ne. Përgjegjësia e Edi Ramës për këtë situatë është politike, por edhe penale, ai ka vendosur që paratë të mos shkojnë te njerëzit. Bëhet fjalë për një ccështje jetike, jo për premtime elektorale, ndëshkim me parimin antimafia: ndiq paratë”, shtoi Basha.