Nga dita e enjte, ja sa do të jetë gjoba për ata që dalin pa maska në rrugë

Nga e enjtja e datës 15 tetor, maska do jetë e detyrueshme në çdo ambient, përveç shtëpisë dhe lokalit ku konsumohet dreka

Vendimi u njoftua më parë nga kryeministri Edi Rama, teksa tha se rritja shqetësuese e shifrave të infektimit, si pasojë edhe e sezonit të vjeshtë dimrit, duhet të na bëjë solidarë dhe të marrim masa për të shmandur karantinën e dytë të përgjithshme.

Sipas Tv Klan gjoba do te jete në masën e 3 mijë lekëve. Do jetë policia bashkiake dhe ajo e rendit ata që do të vendosin masën administrative, ndërsa si agjent mbledhës i saj do të jetë oshee përmes faturës së energjisë elektrike.

Deri tani vendet e rajonit si Kosova dhe Mali i zi e kanë me detyrim mbajtjen e maskës në hapësira publike, ndërsa Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Bosnje Hercegovina e përdorin pjesërisht atë. Po ashtu edhe vendet e Europës si Italia, Spanja, Polonia, Sllovenia dhe Turqia e kanë me detyrim mbajtjen e maskës edhe në rrugë, siç do të jetë në Shqipëri prej mesjavës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT