‘Qeveria e përgjegjshme, ekonomia e tregut, shoqëria civile’/ Yuri Kim jep ‘recetën’ për Shqipërinë

Yuri Kim ka dhënë mesazhe të forta në ceremoninë për nisjen e Programit të Ndërtimit të Kapaciteteve të Shoqërisë Civile.

Ambasadorja e SHBA ka kërkuar angazhim më të fortë të shoqërisë civile, të cilën e sheh një nga shtyllat për një shoqëri të suksesshme.

Yuri Kim thotë se themeli i fortë për çdo shoqëri të suksesshme mbështetet në tre shtylla kryesore: një qeveri e përgjegjshme, efikase dhe llogaridhënëse; një ekonomi e tregut të lirë, dinamike dhe që krijon vende pune; dhe një shoqëri e fortë civile.

“Themeli i fortë për çdo shoqëri të suksesshme mbështetet në tre shtylla kryesore: një qeveri e përgjegjshme, efikase dhe llogaridhënëse; një ekonomi e tregut të lirë, dinamike dhe që krijon vende pune; dhe një shoqëri e fortë civile… Në Shtetet e Bashkuara, shoqëria civile prek çdo pjesë të jetës sonë. Ajo pasqyron ato që quhen “zakone të zemrës”, të cilat Amerika i ka formuar dhe praktikuar që prej themelimit tonë… Kur ky lloj aktivizmi, energjie dhe qëllimi i mirë përhapet në të gjithë vendin përmes punës së qindra, madje edhe mijëra organizatave të shoqërisë civile, ajo prodhon ndryshim pozitiv të vërtetë dhe të qëndrueshëm. Unë besoj se e njëjta gjë mund të ndodhë këtu në Shqipëri”, deklaroi ambasadorja e SHBA, Yuri Kim në ceremoninë për nisjen e Programit të Ndërtimit të Kapaciteteve të Shoqërisë Civile.

Ky program shumëplanësh i cili do të zbatohet nga organizatat Partners Albania dhe Co-Plan dhe që do të kërkojë të forcojë kapacitetin e organizatave lokale të shoqërisë civile për të mbajtur qeverinë përgjegjëse dhe për të përkrahur përparësitë e tyre. Këto dy organizata do të drejtojnë dy projekte 18-mujore të përqendruara në ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile në përkrahjen e bazuar në prova për të ndikuar në vendim-marrjen e politikave; përmirësimin e qëndrueshmërisë financiare të organizatave të shoqërisë civile të angazhuara në forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit, luftën ndaj korrupsionit dhe nxitjen e qeverisjes së mirë në Shqipëri; dhe mbështetjen e procesit të krijimit të një kodi të sjelljes për organizatat, për të siguruar standarde më të larta për të gjithë shoqërinë civile.

'Qeveria e përgjegjshme, ekonomia e tregut, shoqëria 

'Qeveria e përgjegjshme, ekonomia e tregut, shoqëria

'Qeveria e përgjegjshme, ekonomia e tregut, shoqëria

Back to top button
LAJMET E FUNDIT