Borrel: Arritja e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, çështje muajsh dhe jo vitesh

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për punët e Jashtme Josep Borrell është shprehur se çështja e gjetjes së një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë është çështje muajsh dhe jo vitesh.
Komentet, Borrell i bëri në një takim me ministrat e jashtëm të BE-së, të hënën. Temë diskutimi në këtë takim ishin politikat e përbashkëta europiane në arenën ndërkombëtare si dhe dialogu Kosovë-Serbi. Takimi u mbajt në kuadër të Këshillit për Punë të Jashtme.
Dialogu Kosovë-Serbi, që synon normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, ka nisur që në vitin 2011 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.
BE, në disa raste, e ka bërë të qartë për Prishtinën dhe Beogradin se e ardhmja e tyre evropiane lidhet me përparimin e bërë në dialog.
Muajin e kaluar, dy vendet kanë arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, e cila është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump. s.b/abcnews.al/