Meta: Isha unë që rrëzova PS-në nga pushteti dhe solla Berishën në 2005. Merkel? Nuk ka kompetenca…

Presidenti Ilir Meta, ka pohuar për herë të parë në një intervistë në Syri se ishte kontributi i tij që solli Sali Berishën në pushtet pas vitit 1997 dhe rrëzoi Partinë Socialiste nga pushteti.

“Isha unë që ndihmova që në Shqipëri të bëhet rrotacioni politik e të vijë në pushtet doktori jot”, tha Meta duke ju drejtuar drejtuesit të emisionit.

Duke ju kthyer viteve kur ishte kryeministër i PS-së, ai tha se “Nano më kërkoi që të bëhem unë kryetar i Partisë Socialiste dhe ai të bëhet President, por unë nuk pranova sepse doja të hapeshin negociatat me Bashkimin Europian. Isha unë që hapa negociatat, pasi arrita që të realizohet rrotacioni në Shqipëri, e të vijë në pushtet doktori jot tha Meta”.

Ndërkaq, pyetjes së gazetarit Enton Abilekaj mbi bisedën e sotme të Kryeministrit Edi Rama me kancelaren Angela Merkel, Meta u përgjigj: “Po me Zotin ka folur. Në Gjermani nuk e ka pushtetin kancelarja por Bundestagu”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT