Maskat e detyrueshme/ Shefja e ISHP-së tregon dy të panjohurat që shtyu të merrej ky vendim

Shefja e ISHP-së, Albana Fiço, u përgjigj lidhur me ankesat që kanë shumë qytetarë për mbajtjen e maskës, pas njoftimit se nga e enjtja do të jetë e detyrueshme.

Fiço u shpreh në një intervistë për ‘Ilva Now’ se, kjo masë po merret pasi shkenca dhe ekspertët kanë ende dy pikëpyetje shumë të mëdha për Covid.

“Ka dy elementë të paditur për Covid. E para, sa zgjatë mbrojtja nëse e ke kaluar dhe në raport me formën që e ke kaluar. Dhe çfarë dëmtimesh afatgjata lë tek pacientët. Vazhdojmë të mbetemi me pikëpyetje shumë të mëdha. Pse me gjëra që i kemi mundësinë t’i bëjmë mos t’i bëjmë”, u shpreh Fiço.
Nga e enjtja maska do të duhet të mbahet edhe në rrugë, ndërsa për shkelësit qeveria paralajmëroi gjoba.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT