Spahiu zbulon strategjinë e kryeministrit: Rama jep dorëheqjen para zgjedhjeve!

Nga Berlini duke folur në lidhje direkte për emisionin OPEN në Top Channel, Kreshnik Spahiu tha se kryeministri Edi Rama do të japë dorëheqjen para zgjedhjeve parlamentare.

Sipas Kreshnik Spahiut, Rama do të ndjekë shëmbullin e Zoran Zaev në Maqedoninë e Veriut, duke mos qenë kryeministër në ditën e zgjedhjeve.

“Pasi Shqipëria të kalojë stafetën e udhëheqjes së OSBE, Rama do të japë dorëheqjen para zgjedhjeve. Pra Rama do ndjekë shembullin e Zaevit, ku ditën e zgjedhjeve nuk do të jetë kryeministër”- tha Spahiu.

Po pse e refuzoi Rama kërkesën për qeveri teknike?

“Është strategji e Ramës. Kështu ai tenton të fitojë edhe më ndërkombëtarët”– shtoi Spahiu.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT