“Shmangni një mbyllje të dytë”/ Rama tregon si mund të parandalojmë një karantinë tjetër

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur thirrjen për respektimin e masave anti-Covid, si një mënyrë për frenimin e përhapjes së virusit.
Kreu i qeverisë theksoi sërish se nga e enjtja maskat do të bëhen të detyrueshme për çdo ambient.
“Dua t’ju falënderoj që jeni ndihmë në vendosjen e maskave, të cilat nga e enjtja do jenë të detyrueshme. Shpresoj që kjo masë të zbatohet nga qytetarët, që çdo individë të bënte detyrën e vet të vogël përballë asaj që do të ndodhte në një mbyllje të dytë për shkak të këtij virusi të pabesë.”, deklaroi kryeministri.