VIDEO/ Durrësi nën ujë, qytetarët kalojnë përmes

Intensiteti i lartë i reshjeve në 24 orët e fundit në vend ka shkaktuar përmbytje të konsiderueshme në qytetin bregdetar të Durrësit.

Sikurse mund të shihet edhe në video, rrugët janë mbuluar nga uji, ndërsa qytetarët kalojnë përmes.

Po ashtu përmbytje të konsiderueshme ka patur edhe në qytetin Vlorës, ku nga niveli i lartë i ujit rrezikohen edhe disa banesa.

Ndërkohë moti i keq do të jetë prezent në vend edhe për ditët në vijim, ndërsa meteorologët kanë parashikuar edhe stuhi e rrebeshe.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT