Basha thirrje mjekëve: Sistemi shëndetësor në kolaps, mos heshtni, do bëheni bashkëpërgjegjës

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, tha se sistemi shëndetësorë në vend është në kolaps, ndërsa tha se dy spitalet COVID janë tejëmbushur me të sëmurë, ndërsa spitali COVID3, sipas tij, është iluzion.
Në një konferencë për shtyp, ai bëri përgjegjës për situatën kryeministrin Edi Rama, ndërsa i bëri thirrje mjekëve që të reagojnë.
“Dy spitalet COVID i ka plot, spitalet rajonale i ka jashtë funksionit, ca do bëjë ky? Do presë të infektohen të gjithë shqiptarët? Kjo është kriminale. I kërkoj mjekëve dhe atyre fytyrave të njohura, të mos heshtin, ndryshe janë bashkëpërgjegjës për këtë masakër të heshtur që ka përgjegjës”, tha Basha.
Ai tha se është e domosdoshme që të përfshihet më shumë mjeku i familjes, të bëhet përgatitja për përkujdesje nga spitalet rajonalë si dhe të testohen personeli shëndetësor.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Spitali COVID3 nuk ka asnjë investim, nuk ka spital COVID 3, por vetëm propagandë, ndërkohë që sipas ekspertëve, numri i të infektuarve është rritur me 30% në 10 ditë. Kolapsi i sistemit shëndetësor për të përballuar shtrimet në spitale është realitet, jo paralajmërim. Kriza e rëndë ka përfshirë çdo sistem të ekonomisë, që i ka bërë të varfrit të mjerë, shtresën e mesme të varfër. Sot po flasim për diçka dhe më akute, për shëndetin. Nuk ka marrë asnjë masë për këtë situatë që ka trokitur në derë. I është rikthyer ritualit të dërdëllitjeve, ndërsa për COVID ka vetëm një fjalë: “vini maskën”.
Ndërkohë që një në tre shqiptarë nuk ka lekë ta paguaj. Nuk ka asnjë zgjidhje, asnjë masë, asnjë plan. Ka folur për një paketë të tretë, por s’ka paketë të tretë. Ka braktisur shëndetësinë, mjekët. Kemi theksuar që të merren masa për testime masive dhe sot është Zëri i Amerikës që thotë se infektimet janë rritur me 15%, testimet kanë rënë, kjo është neglizhencë, është për ndjekej penale, por do ketë kohë për këtë. Rëndësi maksimale ka që të lërë dërdëllitjet dhe konferencat fiktive për shty dhe të marrë masa për shëndetësinë.
Janë të parët për të vjedhur, për shëndetësinë mjaftohen me “vër maskën pse të vura gjobën”. Duhet të forcohet roli i mjekëve të familjes dhe ata duhet të pajisen me masa mbrojtëse. Mjekët të kërkojnë nisjen e protokollit të parë pare të shtohet numri i viktimave, i të infektuarve. Përfshirja e mjekut të familjes do të thotë që ku ta zgjidhi qesen e t’i japi lekë mjekut të familjes. Dy spitalet COVID i ka plot, spitalet rajonale i ka jashtë funksionit, ca do bëjë ky? Do presi të infektohen të gjithë shqiptarët? Kjo është kriminale. I kërkoj mjekëve dhe atyre fytyrave të njohura, të mos heshtin, ndryshe janë bashkëpërgjegjës për këtë masakër të heshtur që ka përgjegjës vetëm nj njeri që nuk ka marrë asnjë masë dhe pse është lajmëruar që kjo po vinte. Duke qenë që COVID3 ka mbetur iluzion, duhet urgjentisht të bëhet përgatitja për përkujdesje nga spitalet rajonalë përpacientët.
Testimi i personelit mjekësor është lënë në mëshirë të fatit. Zonat ku përplasen personat e sëmurë duhet të jetë me rrezikshmëri zero infektimi nga personeli shëndetësor