Rama jep lajmin mirë: Hiqet akciza dhe përgjysmohet çmimi i naftës për fermerët. Ja çfarë ju duhet që të përfitoni

Kryeministri Rama ka dhënë një lajm të rëndësishëm për të gjithë fermerët që kanë dhe punojnë tokën, me qira apo të tyre. Pak më parë ai është shprehur se qeveria do të heqë akcizën për karburantin bujqësor dhe do të përgjysmojë çmimin e karburantit.

“Do heqim akcizën për karburantin bujqësor. Do të ulim gjysmë për gjysmë çmimin e karburantit për fermerët. Për cdo fermerë që punon tokën, do llogaritet sasia e naftës që i duhet për sipërfaqe. Për atë sasi nafte llogaritet barra fiskale e cila do përjashtohet dhe konvertohet në sasinë e përcaktuar në bazë të kritereve që thash të naftës që do jepet falas përmes një karte të veçantë për çdo fermer. Çdo fermer që ka tokë, me qera apo të vetën, dhe që ka niptin e fermerit, përfiton dhe do të bëj aplikimin online për naftën falas”, tha Rama.

Më tej, ai shtoi se për të gjithë fermerët do të hiqet dhe taksa e qarkullimit të mjeteve bujqësore. Këto lehtësime për fermerët do të hyjnë në fuqi në filllim të vitit tjetër.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT