Rama zbulon misterin e trëndafilit në maskë: Meta ta mbaj me…

Kryeministri Edi Rama ka treguar sot arsyen e vizatimit të një trëndafili me ngjyrë të kuqe në maskën që mban gjatë aktiviteteve të përditshme.
I pyetur në bashkëbisedimin me gazetarët se keni thënë dikur që maskat nuk mbrojnë dhe sot deklaron ndryshe, kryeministri u përgjigj: “Unë për çështjen e pandemisë nuk bëj ç’më thotë mendja ime por ndjek këshillat dhe udhëzimet e Specialistëve që kanë hartuar planin për tu përballur me pandeminë. Çdo gjë që kam thënë dhe kemi bërë ka qenë pjesë e këtij plani. Kjo jo vetëm në vendin tonë, por në të gjitha vendet e botës që po luftojnë me kovidin.
Sa për atë që që duhet të shiten maskat, mjafton ta bësh vetë siç e kam bërë unë. Ja, thjesht një copë tekstili, dy mbajtëse anash kaq. Unë kam vendosur këtë trëndafilin këtu se është trëndafili i 25 prillit, që personifikon socialistët. Të gjithë mund ta bëjnë këtë, Ilir Meta mund të vendosë Vojo Kushin a çfarë të dojë ai”.