Lapsusi i Bashës/ Rama: Është trend kur vjen puna te shifrat, jemi në kushtet e komedisë dhe jo…

Kryeministri Edi Rama ka komentuar lapsusin e kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili tha frazën “6 në 4 biznese”, në vend të “6 në 10 biznese”.

Nga konferenca për zhvillimin ekonomik në vend, ku iu përgjigj dhe Bashës i cili tha se Rama dëgjon fjalën e tij, por nuk merr parasysh planet e propozuara, Rama u shpreh se ka parë atë që kanë parë të gjithë, “që nuk është lapsus, por është trend kur vjen puna te shifrat”

“Kam parë siç kanë parë të gjithë atë që nuk është lapsus, por është trend kur vjen puna te shifrat. Aty jemi në kushtet e komedisë dhe jo në kushtet e bisedës seriozë. Nuk kam parë asgjë”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT