Vaksinat antigrip, pacientët kronikë kthehen mbrapsht, ambulancat: U mbaruan

Pas lajmit të lançuar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, për nisjen e fushatës së vaksinimit kundër gripit, në qendrat shëndetësore sheh çdo ditë pacientë kronikë që presin më kot ta bëjnë atë. Kjo pasi brenda një jave dozat e para të saj kanë mbaruar. Ne ishim në një nga qendrat shëndetësore të Tiranës dhe pacienti i moshuar kërkoi me të drejt? të bënte vaksinën.

“Jam njoftuar nga mjekja e familjes se duhet të paraqitesha në qendër për të kryer vaksinën. Këtu më thonë janë mbaruar. S’dimë a po tallen me ne”, tha një i moshuar teksa u pyet nga “Shqip”. Ndërsa infermierja e injeksioneve shpjegoi se sasitë e para të vaksinës antiigrip kanë mbaruar dhe ato janë në pritje të dozave të tjera pasi ka shumë pacientë kronikë që nuk e kanë kryer vaksinën.

Në këto kushte, për disa pacientë zgjidhja ka qenë blerja e vaksinës n? farmaci. Një vaksinë sot varion nga 1000-1500 lekë por jo të gjithë kanë mundësi financiare.ta blejnê atë.

Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT