Deputeti i PS ngre alarmin: Gjatë fushatës për zgjedhjet rritet krimi, shtohen edhe vrasjet

Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia ka pohuar se para çdo fushate elektorale ka rritje të kriminalitetit.
Në një intervistë për Report Tv, Qefalia është shprehur se ka një kohë të gjatë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe ka vënë re se çdo vit elektoral, personat me precendentë kriminalë zgjerojnë rrjetin e tyre, por nuk mungojnë as vrasjet.
“Po të shikosh, unë jam deputet,t në fushata zgjedhore individë me precedent kriminal zgjerojnë aktivitetin e tyre se i mbajnë veshët ngritur, se thonë do ikin këta, do vijnë të tjetë. Para fushatës rritet individët kriminalë, por edhe numri më vrasjeve është më i madh. Në momentin që i përdor politika, do i humbasë votat. Qytetarët nuk janë budallenj.“- tha ai në fjalën e tij.
Qefalia tha se nuk është penduar që i ka dhënë votën si president Ilir Metës, pasi kishte pritshmëri të mëdha referuar eksperiencës së Metës në politikë, por vendimet e marra, sipas tij, kanë qenë shumë zhgënjyese dhe të njëanshme.