Tronditese! Viktima e dytë në Shqipëri në moshë kaq të re! COVID i merr jetën arkitektit 28-vjeçar tek Sanatoriumi (FOTO)

Koronavirusi duket se nuk po kursen as moshat e reja.

Një ditë më parë ka ndërruar jetë në spitalin COVID 2, arkitekti 28-vjeçar Geri Lika.

Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur të afërmit dhe miqtë e tij në rrjete sociale.

Ai ishte i fejuar, sapo kishte nisur karrierën dhe jetën, por gjithçka iu pre në mes.

Trajneria e njohur Elida Motro i ka dedikuar disa fjalë duke përmendur arritjet e Gerit, pa lënë pas ngushëllimet për familjarët, të cilët mund të jenë plotësisht të tronditur nga humbja.

Dikush që e njihte ka shkruar se e kanë “vrarë” te spitali i Sanatoriumit, Covid-2, ku ishte shtruar, si një mosbesues i sëmundjes, duke nënkuptuar se ata që humbin jetën nga kjo sëmundje, keqtrajtohen në spitale.

Ky është rasti i dytë në vendin tonë që dikush në një moshë kaq të re ndërron jetë nga koronavirusi.

Në muajin korrik u konfirmua humbja e 21-vjeçares, e cila ishte e shtruar në spital në intubim dhe nuk ia doli të fitonte betejën me Covid-19.

Vajza e re vuante edhe nga sindromi metabolik, ndërsa mbetet e paqartë nëse Geri Lika vuante nga ndonjë sëmundje tjetër.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT