Maska e detyrueshme nga e enjtja, Ministrja Manastirliu tregon rastet e përjashtimit

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka folur në emisionin “Opinion” lidhur me vendimin e qeverisë për të bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës edhe në ambiente të jashtme.

Manstirliu tha se ISHP ka hartuar të gjithë udhëzuesin e rasteve kur maska duhet të mbahet dhe kur jo, ndërsa shtoi se në rastet e aktiviteteve fizike maska nuk është detyrim.

Njëkohësisht ministrja tha se ato që këshillohen të përdoren për qytetarët janë maskat e tekstilit, ndërkohë që maskat kirurgjikale janë për t’u përdorur nga personeli mjekësor apo personat që u shërbejnë të sëmurëve me Covid.

“Ajo çfarë sot është një fakt i gjithëpranuar botërisht edhe shkencërisht, në studime shkencore të mbështetura është që: Maska apo barrierat mbrojtëse e reduktojnë përhapjen e koronavirusit kur ato shoqërohen me masën e distancimit social dhe ato të higjienës personale. Maska mjekësore dhe ajo kirurgjikale, është një maskë e cila përdoret nga personeli mjekësor, nga ai që është i sëmurë apo ai që duhet t’i shërbejë një të sëmuri. Maska që ne flasim sot është barriera mbrojtëse prej tekstili që pengon përhapjen e spërklave dhe shoqërohet me një distancim social”, u shpreh ministrja.

E pyetur për vendet ku maska do të mbahet dhe ku jo, Manastirliu tha: “ISHP ka hartuar të gjithë udhëzuesin me specifika, ku mbahet, kush e mban dhe rastet e përjashtimit.

Maska mbahet kudo jashtë shtëpisë. Kur je duke bërë aktivitet fizik nuk duhet të mbash maskë, por ti duhet ta kesh maskën gjithmonë me vete. Maska duhet mbajtur me vete dhe duhet përdorur menjëherë në momentin që del nga shtëpia”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT