Meta sfidoi Ramën në debat, Veliaj sfidë Presidentit: Hajde garo për kryetar Bashkie në Tiranë dhe të shohim kush është më i mirë, deputeti i tij ia hipi bustit të Vojo Kushit…

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka sfiduar presidentin Ilir Meta që të garojnë të dy për kryetar bashkie në Tiranë. Kjo sfidë vjen pas asaj që presidneti i bëri kryeministrit Rama për debat në një studio televizive.

“Meta ka humbur fokusin, merret me Astirin, Teatrin, presideënt që do të bëjë punët që janë poshtë tij s’kisha parë. Më shumë do të japë mend për punët e tjerëve, se për atë që është caktuar. Gjuha përçarëse, fyese, nuk i shkon Metës. Hajde garo për kryetar Bashkie dhe të shohim kush është më i mirë, do të lërë rolin përbashkues dhe të vesh anën e njëri prej pale”, tha Veliaj.

Ndërkohë për sa i përket deklaratave të Metës për Vojo Kushin, Veliaj u shpreh se një deputet i LSI-së ndërtoi lloton mbi bustin e Vojo Kushit, por Veliaj nuk e lejoi.

“Meta po përdor një retorikë përçarëse. Flet kot për Vojo Kushin. Unë vetë kam shkuar dhe kam hequr lloton që kishte epliksuar bustin e Vojo Kushit. Ish-deputeti i LSI-së, i Bulqizës, po ndërtonte dhe poi a hipte sipër Kushit. Shkova dhe ia hoqa kioskën. I thashë s’mund t’i hipësh sipër siç ia hipi ai tankut. Kështu që ka diçka që nuk shkon këtu. Këtej flet për Vojo Kushin, andej shkojnë e ia hipin busteve”, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT