Përçahet LSI/ Lefter Koka kalon te PS, LSI cakton drejtuesit e rinj në Durrës

Lëvizja Socialiste për Integrim ka caktuar kryesinë e saj për bashkinë e Durrësit, e cila do të qëndrojë si e komanduar deri në përfundim të procesit zgjedhor të forumeve drejtuese të kësaj partie.

Ekipi i ri që do të drejtojë fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit u prezantuan nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë mbledhjes së djeshme që pati me strukturat e partisë së qytetit bregdetar.

Kryetare e LSI Durrës është caktuar Kontiana Kuçi, ndërsa kontabilisti Eno Karapici është nënkryetar i kësaj force politike.

Njëkohësisht, edhe Bujar Dhima, një nga themeluesit e degës së LSI në Durrës do të jetë nënkryetar i degës, ndërsa Vis Vata do të jetë sekretar i përgjithshëm dhe do të drejtojë nga ana organizative fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Formatimi i degës së Durrësit vjen rreth 1 vit e gjysmë pas largimit nga radhët e partisë të deputetit Lefter Koka, i cili refuzoi t’i bindej vendimit të strukturave drejtuese për të dorëzuar mandatin. Që nga dita e parë e formimit të LSI Durrës, ajo është identifikuar me Kokën që ka fituar 3 herë rresht mandat deputeti dhe ngriti në këmbë e drejtoi strukturat e kësaj dege për shumë vite me radhë. Tashmë Koka pritet të kandidojë me PS-në në qytetin e Durrësit dhe se ikja e tij mund të shkaktojë një krisje të madhe brenda radhëve të LSI-së.

Ekipi i ri drejtues i Bashkisë së Durrësit:

Kontjana Kuçi, kryetare e LSI Bashkia Durrës

Bujar Dhima, nënkryetar i LSI Bashkia Durrës

Eno Karapici, nënkryetar i LSI Bashkia Durrës

Ervis Vata, Sekretar i Përgjithshëm i LSI Bashkia Durrës

Back to top button
LAJMET E FUNDIT