Borxhi Publik, Rama nxjerr shifrat: Ata që e zhytën Shqipërinë, kanë dallim të madh me ne

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të opozitës në lidhje me borxhin publik.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama tha se ata që e zhytën Shqipërinë në borxhe kanë një dallim të madhe me ta.
“Mirëmëngjes dhe meqë dëgjoni llafe shumë për Borxhin Publik nga ata që e zhytën Shqipërinë në borxhe ndaj sipërmarrjes, shëndetësi, arsim e deri edhe ndaj personave me aftësi të kufizuar, të prekurve nga përmbytjet, e madje edhe bebeve të porsalindura që i lanë pa mikrobonusin 5 mijë Lekë, njësoj si rrugët e lëna rrugëve, me këtë krahasim fare të thjeshtë për ta kuptuar dallimin e madh mes tyre e nesh, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.