Meta bind Ruçin, merr “Isa Boletinin”: Tani ndihem më i fortë

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka pranuar kërkesën e Presidentit Ilir Meta për të marrë nga Kuvendi pikturën e Isa Boletinit.

Kreu i shtetit ka publikuar foto nga zyra e tij në Presidencë, me pikturën në krah, ndërsa falënderon Ruçin që i pranoi kërkesën.

“Tani me kryetrimin e Pavarësisë tonë ndihem më i qetë dhe më i fortë. Edhe Ai besoj ndihet mirë pasi përballë ka Babain e Pavarësisë tonë, Ismail Qemalin”, shkruan Meta.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjes të gjithëve dhe ditë të mbarë!

Unë s’mund ta nisja më mirë. Jo vetëm dielli u rikthye, por edhe Baca Isa Boletini erdhi pranë meje pas tre vitesh “ndarje”.

Falenderoj Kryetarin e Kuvendit, z.Gramoz Ruçi, i cili e pranoi me mirëkuptim kërkesën time. Tani me kryetrimin e Pavarësisë tonë ndihem më i qetë dhe më i fortë. Edhe Ai besoj ndihet mirë pasi përballë ka Babain e Pavarësisë tonë, Ismail Qemalin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT