Ministri i Jashtëm grek ‘vizitë urgjente’ në Shqipëri: Çështja e kufirit detar dhe e problemeve të vjetra të zgjidhet sa më shpejt

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias do të vizitojë Shqipërinë në 20 tetor, datë kjo që tashmë është caktuar zyrtarisht.
Kjo vizitë e Dendias vjen rreth një muaj pas vizitës s kryeministrit shqiptar Edi Rama në Athinë, i cili mori pjes ënë një konferencë rajonale.
E pakuptimtë pse kaq shumë nxitim nga Athina për ta zgjidhur sa më shpejt të jetë e mundur ceshtjën e kufijve detar. Dhe pse pikërisht tani kur pritet të jepet edhe statusi i vendit kandidat për Shqiperinë.
Kujtojme që në në disa kabllograme të ambasadës Amerikane, tregohej qartë se si para futjes në NATO, greqia i ushtronte presion për vendosje veto në rast se Shqipëria nuk dhuronte detin apo dhe nuk lejonte krijimin e varrezave greke.
Ashtu siç ishte paralajmëruar, arsyeja kryesore e vizitës së kryediplomatit grek në Shqipëri është çështja e detit, për të cilën Dendias tha pak ditë më parë se duhet zgjidhur sa më shpejt të jetë e mundur.
Në një intervistë për mediat greke, ai u shpreh se shpreson te rinisja e dialogut, teksa theksoi se zgjidhja e problemeve të vjetra është edhe në interesin e Shqipërisë duke pasur parasysh perspektivën evropiane.