Rama shpërthen ndaj gjyqtarit të Korçës: I paudhi që liroi të dënuarin me burgim të përjetshëm

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë, i cili kërkoi shkarkimin e gjyqtarit të Korçës, Markelian Kuqo, me argumentin se ka cenuar imazhin e gjyqësorit, pasi ka liruar në mënyrë të dyshimtë nga burgu Gerd Gjinararin (Gjenerali), i dënuar për vrasjen e të fortit të Tiranës, Arben Grorin në Itali më ’97.

Në Facebook, kreu i qeverisë thotë se Markeliano Kuqo është një i paudhë me çyrk gjykatësi, që ka sfiduar hapur drejtësinë dhe popullin, duke liruar një të dënuar me burgim të përjetshëm!

“Përshëndes Inspektorin e Lartë të Drejtësisë për kallzimin e një të paudhi me çyrk gjykatësi që ka sfiduar hapur drejtësinë dhe popullin, duke liruar një të dënuar me burgim të përjetshëm! Më në fund një hap i vonuar në rrugën e duhur të vendosjes së drejtësisë në drejtësi!”, shkruan Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT