Çdo vit 25 milion franga për Shqipërinë nga Zvicra/ Flet ambasadori zvicerian Maître

I ftuar në emisionin Opinion për intervistë, Ambasadori zvicerian në Shqipëri Adrian Maitre shprehu se Ballkani dhe Shqipëria përbëjnë një rajon të rëndësishëm investimi për ta.
Ka dy vite që Zvicra e mbështet Shqipërinë duke i dhënë 25 mijë franga zviceriane çdo vit. Duke u renditur në këtë mënyrë në vendin e dytë ose të tretë në raportin bilateral. Gaztari Fevziu i ka drejtuar pyetjen se cilat janë prioritetet në marrëdhëniet Shqipëri -Zvicër, ambasadori u shpreh:
Është shumë e rëndësishme për mua të ndaj me ju dhe teleshikuesit se Zvicra ka një prani të rëndësishme në Ballkanin perëndimor. Një tregues është se ne mbështesim me më shumë se 100 milionë franga zviceriane çdo vit rajonin. Ndonjëherë kjo nuk bëhet e ditur dhe lidhet me synimet tona të politikës së jashtë ndaj asaj krahine.
Është një rajon shumë i rëndësishëm për Zvicren. Kemi një diasporë me rëndësi që jeton në Zvicër. Pra, ka shumë lidhje personale, ekonomike, artiste, shkencëtarë etj.
Kontribuojmë për paqe, stabilitet dhe prosperitet te rajonit.
Pra, ne po ndajmë barrën me Bashkimin Europian. Jemi dakord me Bashkimin Europian për këto synime me rëndësi në rajon dhe Shqipëria brenda rajonit është një vend me prioritet. Në mbështetje të Shqipërisë ne japim 25 milionë në vit franga zviceriane dhe kjo na rendit të dytët ose te tretet ndër partneret bilateral.