Rama paralajmëron: Sot do t’ju tregoj dokumentat pse bërtet Luli, e dua shumë, por njëherë në muaj i do nja dy shpulla sepse…

Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp është fokusuar edhe një herë të debati për plehrat, duke bërë të ditur se do të flasë publikisht në një studio televizive, ku do të tregojë mbi të gjithë me fakte dhe dokumente arsyet e sulmeve të opozitëas
Kryeministri dha këtë qëndrim pasi u pyet në lidhje me deklaratën e lëshuar nga Basha në konferencën për shtyp se për shkak të çështjes së inceneratorëve të plehrave Rama do të shkarkojë kryebashkiaken e Durrësit, duke vendosur në vend të saj, deputeten Milva Ekonomi.
“Ja si bëhet lajmi në Shqipëri. E thotë Luli këtë e publikon Çimi e pyet gazetarja Ambrozia dhe unë do të përgjigjem tani. Ndërkohë që pyetja është a ka ndonjë të vërtetë bëhet: A jeni në dijeninë tuaj nëse është kërcënuar nënkryetarja e bashkisë Durrës? Por, jo, ju e bëni: A jeni në dijeni të kërcënimeve? Kjo është problemi me ju dhe pastaj më thoni pse kapem unë me mediat. Sot do ju them me dokumente pse është i mërzitur Luli. Me vjen keq për të, e dua shumë, por nganjëherë një shpullë një herë në muaj kur e meriton duhet t’ja japësh. Është kusht i dashurisë ‘kush të rreh të do”.
Kryeministri do dalë sonte në një intervistë televizive ku deklaroi se do të flasë me dokumente. “Më ndiqni, përtej batuta dhe përtej shpjegimeve më ndiqni, se sot do t’ju ndriçoj me dokumente se pse është i shqetësaur dhe pse bërtet”, shtoi Rama.