Meta përshëndet dorëheqjen e Presidentit të Kirgistanit dhe jep mesazhin: Populli trim i tregoi botës si rrëzohen regjimet

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur dorëheqjen e e Presidentit të Kirgistanit pas manipulimit të zgjedhjeve të fundit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Meta shkruan se populli i Kirgistanit i tregoi mbarë botës demokratike si rrëzohen regjimet që bazohen mbi shtypjen, manipulimin, oligarkinë dhe poshtërimin e qytetarëve.

“Përshëndes dorëheqjen e Presidentit të Kirgistanit pas manipulimit të zgjedhjeve të fundit, që nuk u pranuan nga populli i revoltuar me shumë të drejtë.

Populli trim i Kirgistanit i tregoi mbarë botës demokratike si rrëzohen regjimet që bazohen mbi shtypjen, manipulimin, oligarkinë dhe poshtërimin e qytetarëve.

Autorët e krimeve zgjedhore dhe dhunës kriminale të vihen para përgjegjësisë,” shkruan Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT