Rama i përgjigjet flakë për flakë Metës: Futja e Presidentit nëpër lokale ku vënë baste subjektet e OFL për të më rrëzuar, krim mendor!

Direkt pas reagimit të Presidentit Ilir Meta për dorëheqjen e Presidentit të Kirgistanit pas protestave të popullit për vjedhje votash, është përgjigjur Edi Rama.

Statusi i fundit i Metës, dukej që ishte një sulm i drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit.

Ndërkohë Rama shkruan në Twitter: Ilir, krim zgjedhor në Republikat Parlamentare është edhe përfshirja e presidentit si palë në zgjedhje me thikë në gojë! Ndërsa futja e Presidentit skutave nëpër lokale ku vënë baste ilegale subjektet e OFL për të propaganduar rrëzimin e qeverisë me revolucion është krim mendor!

“Përshëndes dorëheqjen e Presidentit të Kirgistanit pas manipulimit të zgjedhjeve të fundit, që nuk u pranuan nga populli i revoltuar me shumë të drejtë.
Populli trim i Kirgistanit i tregoi mbarë botës demokratike si rrëzohen regjimet që bazohen mbi shtypjen, manipulimin, oligarkinë dhe poshtërimin e qytetarëve.
Autorët e krimeve zgjedhore dhe dhunës kriminale të vihen para përgjegjësisë!,” shkruajti Meta pak më herët.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT