Përplasen live/ Rama injoron Bashën: Fli zemër! Se kuptoj, i bën keq kur rri zgjuar…

Kryeministri Edi Rama është përplasur live me Lulzim Bashën në emisionin OPINION. Kryedemkrati ndëryhyri përmes një lidhjeje telefonike, ndërsa iu rikthye debatit për inceneratorët.
Rama, gjatë kohës që fliste kryedemokrati, qeshi disa herë, ndërsa e injori komplet. Pasi Basha përfundoi fjalën e tij, Rama iu drejtuar me “zemër” dhe i kërkoi që të shkojë të flejë.
Rama: Lul, fli valla fli. Gjumë të ëmbël Fevzi. I bën keq kur rri zgjuar. Nuk e kuptoj
Ndërhyn Basha (Nuk dëgjohet mirë nga zhurma në studio)
Rama: Fli zemër, fli artist. Mbylle se do largohem fare