Vjosa Osmani konfirmon krijimin e partisë së re

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka konfirmuar krijimin e një partie të re të drejtuar nga ajo. Osmani është shprehur se ekipi i saj do të përbëhet nga emra me intergitet të cilët, sipas saj, nuk i shohim shpesh në TV.
Osmani u shpreh po ashtu se partia e saj ka synime të shumta por e para është sfida e ç’kapjes së shtetit, problemet e papunësisë e arsimit.
Kujtojmë se Osmani është përjashtuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pas kritikave të saj publike ndaj partisë së saj dhe pasi nuk e votoi qeverinë e udhëhequr nga LDK. /abcnews.al/