‘Nuk e kam thënë asnjëherë…’/ Rama flet troç: S’ka paketë të tretë ekonomike!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk ka thënë asnjëherë që do të ketë një paketë të tretë për rindërtimin e ekonomisë, pas krizës së shpërthimit të pandemisë së COVID-19.

I ftuar  në emisionin “Opinion”, Rama tha se paketat ekonomike që ka deklaruar kanë ndihmuar qytetarët, ndërsa solli edhe rastin e Serbisë, që sipas tij në xhepat e qytetarëve serbë kanë shkuar pak para në krahasim me atë që u deklaruar nga ana e qeverisë.

“Nuk e kam thënë asnjëherë që do të ketë. Unë nuk numëroj miliona në televizor, por shoh shifrat konkrete dhe disbursimet të të gjitha vendeve. Deklaroi edhe Serbia që ishte edhe më e madhe se e gjithë botës, se ishte para zgjedhjeve, por çfarë u ka shkuar qytetarëve në xhep është komplet tjetër nga ajo. E çfarë janë nga ato shifra kredi e çfarë janë pagesa direkte është një gjë krejt tjetër”,-tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT