Protesta e naftëtarëve, Rama: Ajo është rafineri private dhe ata janë viktima, kam bërë shumë lutje…

Kryeministri Edi Rama në emisionin “Opinion” ka fiolur edhe për grevën e naftëtarëve, të cilët kërkojn ërrogat e prapambetura dhe rifillimin e punës në rafineri.
Ai është shprehur se kompania është private dhe naftëtarët janë viktima të një privatizimi kriminal, ndërsa shtoi se ka bërë shumë lutje që një investitor ta marrë dhe ta rikthejë në punë.
“Ajo është një rafineri private. Nuk është fare aset shtetëror siç e theksoni ju. unë kam shkuar me investitorë amerikanë dhe akm bërë lutje. Dhe nuk kanë që në vitin 2016 që nuk janë paguar ata, që ta dini. Shkova me amerikanët dhe erdhën, fillaun, nuk ju dilnin llogaritë dhe më pas ikën. Është private kjo gjë, nuk kam çfarë t’i bëj. Edhe është një rafineri që po punonte naftën e rëndë krudo. Dhe u privatizuan fushat, e nxorri naftën ai tjetri dhe s’e përdori rafinerinë, e nxorri direkt në treg. Nëse rafineria nuk merr naftë, fiket. Pse t’ja jap thotë ai, se unë e nxjerr direkt në treg. Iu luta atij të Azerbajxhanit, kam dhënë dhe garanci 5 milionë euro dhe nuk vijnë. Ku është problemi tani? E kuproj që është çështje sociale dhe kjo është situata.
Është një marrëdhënie kapitaliste e puëns, jo komuniste. Ata janë paguar në periudhën e karantinës, si gjithë të tjerët. Nuk e duan. Ata kanë të drejtën e tyre, unë ç’do ditë merrem me këtë punë. Por nuk jam dakort për grevën. Në grevë futesh që të të dëgjojnë. Nuk kanë ata shans në këtë vend që t’i dëgjojë dikush siç i kam dëgjuar unë. Nëse të jap telefonin, nuk do gjesh mesazhin e Saliut aty, që flet për të vdekurit, por do gjesh se sa komunikime bëj unë pë rata, çdo ditë. U bëj thirrje të dalin nga greva. Unë e kam në fokus, nuk kanë nevojë të torturohen e të përdoren, unë nuk harroj. Ata të shkojnë në shtëpi”, tha Rama.