Nuk punon inceneratori i Elbasanit?! Ai prodhon energji që prej 2017, Basha manipuloi publikun (FOTO)

Kryetari i i PD-së, Lulzim Basha në daljet e tij ka ngritur akuzat se inceneratori i Elbasanit nuk është në punë. Kjo akuzë u mbështet edhe nga eksponentët e tjerë të partisë së opozitës në deklaratat e tyre.

Por në emisionin “Opinion”, kryeministri Edi Rama hodhi poshtë këto pretendime, duke deklaruar se inceneratori i Elbasanit është në punë që në vitin 2017 dhe madje prodhon energji.

“Nuk jam faturist i OSHEE. Prodhon energji që në 2017 e përdor për nevojat e veta, tepricën e hedh në rrjet, nuk ka marrë asnjë qindarkë sepse autoriteti rregullator nuk i jep çmimin. Energjia e prodhuar është në sahat, jo në fjalët e mia. Në qoftë se ti do shikosh sahatin, do dalësh dhe do thuash se dashuria ime për Ramën është kaq e madhe sa është kthyer në verbëri”, deklaroi Rama në emisionin “Opinon”.

Gjithashtu në këtë emision u publikua edhe foto dhe sahatit të energjisë që vendosur nga OSHEE në impiantin e inceneratorëve. Kështu kryedemokrati edhe një herë manipuloi publikun me këto qëndrime të tij për mos funksionimin e impiantit të inceneratorit të qytetit të Elbasanit.

Nuk punon inceneratori i Elbasanit?! Ai prodhon energji që prej 2017, Basha

Back to top button
LAJMET E FUNDIT