FOTO/ 13 vite pas George W. Bush, amerikanët vizitojnë furrën e bukës në Fushë-Krujë

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, e shoqëruar nga Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet e Arsimit dhe Kulturës, Marie Royce, ndaloi sot në një vizitë në furrën e bukës “George Bush” në Fushë Krujë.

Në faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA në Facebook, është publikuar një foto nga vizita, ndërsa shkruhet: “Foto e Ditës | Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet e Arsimit dhe Kulturës Marie Royce ndaloi në furrën e bukës “George Bush” në Fushë Krujë, e cila u bë e njohur pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara George W. Bush ndali gjatë vizitës së tij në Shqipëri, më 10 qershor 2007”.

“Foto/ Yuri Kim vizitë në furrën e bukës “George

Ish-Presidenti i SHBA, George W. Bush vizitoi këtë furrë më 10 qershor të 2007, duke i dhënë asaj famën që gëzon dhe sot.

“Foto/ Yuri Kim vizitë në furrën e bukës “George

“Foto/ Yuri Kim vizitë në furrën e bukës “George

Back to top button
LAJMET E FUNDIT