REKORD i ri me shifrat e të infektuarve, 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 1402 testime nga ku kanë rezultuar 289 raste pozitive.

Gjithashtu njoftohet se kanë humbur jetën edhe katër persona që ishin të prekur nga Covid-19.

“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një i ri 37 vjeçar nga Korça pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 52 vjeçare nga Mirdita, një 81 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar nga Fier. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:  113 raste në Tiranë, 34 raste në Fier,  23 raste në Durrës,  19 raste në Vlorë,  16 raste në Korçë,  12 raste në Shkodër, Elbasan,  10 raste në Krujë,  9 raste në Lezhë,  6 raste në Berat, 5 raste në Kurbin, Pogradec, Dibër,  4 raste në Kuçovë,  3 raste në Patos,  2 raste në Kavajë, Lushnje, Malësi e Madhe, Klos, 1 rast në Mallakastër, Librazhd, Delvinë, Tepelenë, Peqin.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë shëruar 93 qytetarë, duke e çuar në 9957 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT