Rriten rastet e reja me të infektuar në Kosovë, sa të vdekur në 24 orët e fundit

Në Kosovë ka rritje të rasteve të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit. Bëhet e ditur se janë regjistruar 104 të infektuar pas kryerjes së? 889 testimeve, (dje 77 dhe pardje 80 raste)
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve kanë humbur jetën dy persona.
Sipas të dhënave të këtij Instituti të premten janë regjistruar edhe 42 raste që kanë mposhtur virusin, kurse raste aktive aktualisht janë 1,393.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 16,606 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.
Prej tyre 652 pacientë kanë vdekur.