Ishte mirë, pastaj…/ Pa asnjë sëmundje, vdes nga Covid-19 i riu nga Korça

Katër të vdekur u njoftuan ditën e sotme nga Ministria e Shëndetësisë në raportin e ditë për ditshëm gjatë 24 orëve të fundit.

Gjithashtu sot u shënua numri më i madh i të prekurve që prej fillimit të pandemisë në Shqipëri, plot 289.

Më i riu prej viktimave është një 37 vjeçar nga Korça, për të cilin raportohet se nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese.

Mësohet se 37-vjeçari Lorent Kreka ishte konfirmuar pozitiv dhe nuk kishte patur probleme shëndetësore duke vijuar me shenja të lehta.
Por, situata është rënduar menjëherë duke bërë që i riu të niset urgjentisht për në Tiranë ku edhe ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT