Italia në alarm/ Shënohet numri më i lartë i rasteve me Coronavirus që nga fillimi i pandemisë

Paniku vazhdon të rritet pas rritjes drastike të rasteve të reja me COVID-19 në Itali.

Autoritetet italiane kanë raportuar mbi 10 mijë raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, përkundër 8804 rasteve që ishin dje. Edhe numri i tamponëve ka qenë i lartë 150.377 testimeve.

Kjo është shifra më e lartë e infeksioneve të reja ditore që nga nisja e pandemisë. Po ashtu, vendi ka regjistruar 55 viktima, për një total prej 36.427 humbje jetësh nga nisja e pandemisë.

Rajonet më të prekura janë Lombardia (2.419), Campania (1.261) dhe Piemonte (821).

Back to top button
LAJMET E FUNDIT